Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar në mënyrë të tërthortë se Izraeli qëndron pas sulmit ndaj një baze në Siri, ku forcat turke kishin zhvilluar inspektime.

Netanyahu tha se Izraeli kishte paralajmëruar fillimisht Ankaranë kundër vendosjes së forcave ushtarake në një aeroport pranë Alepos, por sipas tij mesazhi nuk ishte marrë parasysh.

“Me sa duket nuk e dëgjuan, ndaj u siguruam që ta kuptonin edhe më qartë”, deklaroi kryeministri izraelit.

Ai theksoi se Izraeli nuk do të tolerojë një dislokim ushtarak turk që shtrihet drejt jugut të Sirisë, pasi e konsideron atë kërcënim për sigurinë e vendit.

Zyra e Netanyahut nuk e mori zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin, por konfirmoi se forcat turke kishin inspektuar së fundmi bazën e goditur.

Sulmi është dënuar nga ambasadori amerikan në Turqi dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, i cili ia atribuoi përgjegjësinë Izraelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu