Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale, nga i cili përfitojnë rreth 6 mijë persona në të gjithë vendin. Vetëm gjatë ditës së sotme janë liruar 541 të dënuar, ndërsa 466 prej tyre kanë përfituar liri të menjëhershme.

Sipas të dhënave zyrtare, 1335 persona janë përfitues të drejtpërdrejtë të ligjit, 869 të dënuar përfitojnë ulje dënimi, 2163 persona kanë përfituar shuarjen e shërbimit të provës dhe 2914 të tjerë ulje të tij.

Numri më i madh i të liruarve është regjistruar në burgun e Lushnjës me 127 persona, pasuar nga Fieri me 104, Reçi me 101, Rrogozhina me 94, Korça me 60 dhe Tirana me 6 të liruar.

Mes përfituesve të amnistisë janë edhe emra të njohur si Rozeta Dobi, ish-sanitarja e dënuar për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove në banesën e Alda Klosit, Erisa Fero, ish-punonjësja e AKSHI-t e dënuar për trafik droge, Marsela Pushani, Florian Përvathi dhe Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ligji përfshin të dënuarit me vendime të formës së prerë deri më 31 maj 2026 dhe favorizon, ndër të tjera, burrat e dënuar deri në tre vite burg, gratë deri në katër vite, të moshuarit dhe personat që kanë qenë të mitur në kohën e kryerjes së veprës penale.

Nga amnistia përjashtohen personat e hetuar nga SPAK dhe çështjet që gjykohen nga GJKKO.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu