Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar hetimet për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke zhvilluar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente të lidhura me persona të afërt të saj.

Me vendim të GJKKO, janë miratuar të paktën 15 kontrolle, përfshirë edhe tek familjarë, në kuadër të hetimeve për tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe.

Burime bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e një të afërmi të Ballukut, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe në verifikimin e pasurive dhe lidhjeve të mundshme financiare.

Gjatë operacionit janë sekuestruar celularë dhe dokumente, të cilat pritet të analizohen nga hetuesit. Ndërkohë, SPAK ka dërguar edhe letërporosi jashtë vendit për sigurimin e informacioneve shtesë.

Ish-zyrtarja është marrë e pandehur për çështjen e tenderit të Llogarasë dhe vijon të jetë nën hetim për procedurat që lidhen me disa projekte infrastrukturore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu