
Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e AKSHI-t, është arrestuar në Elbasan pas disa muajsh në arrati.
Agasi dyshohet nga SPAK se është përfshirë në disa episode kriminale dhe përballet me akuza për vepra të ndryshme penale. Deri tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e operacionit, vendi i saktë ku u kap apo nëse gjatë arrestimit ka pasur persona të tjerë të shoqëruar.
Arrestimi pritet të pasohet nga ekzekutimi i masës së sigurisë dhe paraqitja e tij përpara Gjykatës së Posaçme.
Hetimi lidhet me dosjen e AKSHI-t, ndërsa organet e drejtësisë pritet të sqarojnë rolin konkret që dyshohet se Agasi ka pasur në çështjen nën hetim.
Në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar nga SPAK ose Policia e Shtetit me detajet e operacionit dhe akuzat e ngritura ndaj tij.






