Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vendosjen e dy flamujve, një me mbishkrimin UÇK dhe një të Shqipërisë, në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan.

Rasti është raportuar mbrëmjen e 10 gushtit, rreth orës 21:00, nga përgjegjësi i kishës. Pas njoftimit, njësitë policore nisën menjëherë veprimet për identifikimin e personave të përfshirë.

Sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar dhe shoqëruar në stacion personi me inicialet D.M., banues në Komunën e Lipjanit.

Gjatë procedurave policore rezultoi se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me nivel 0.61 promila.

Hetimet kanë vijuar edhe këtë të martë, kur policia ka shoqëruar një person të dytë, me inicialet E.M., gjithashtu nga Lipjani.

Për ngjarjen janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe atij të Përgjithshëm. Me udhëzimin e tyre, rasti është proceduar me shënim zyrtar.

Policia thekson se mban nën mbikëqyrje objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, ndërsa 24 prej tyre ruhen me prezencë policore 24 orë në ditë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu