Një zjarr ka rënë pasditen e së martës në Hotel Radisson, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e gjashtë të godinës, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Forca të Policisë dhe disa mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, me qëllim pengimin e përhapjes së tij në pjesë të tjera të hotelit.

Deri në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar për shkakun e zjarrit.

Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar apo nëse është urdhëruar evakuimi i klientëve dhe punonjësve që ndodheshin brenda godinës në momentin e shpërthimit të flakëve.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion për ngjarjen dhe dëmet e shkaktuara pas përfundimit të operacionit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu