Nikoll Radaçi. Autori i aksidentit qe vrau dy femije. Ishte i dehur ne timon. Fqinjet e njohin si njeri problematik ne lagjeNjë aksident tragjik është shënuar këtë të diel në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku dy fëmijë 10-vjeçarë humbën jetën, ndërsa një tjetër i mitur mbeti i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, autor i ngjarjes është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili drejtonte një automjet tip “Benz ML” në gjendje të dehur. Dyshohet se ai ka qenë me shpejtësi, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u futur në trotuar, ku tre fëmijët po luanin.
Për pasojë, njëri prej fëmijëve ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën më vonë. I mituri i tretë ndodhet në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia pak minuta më pas.
Dëshmitarët në zonë kanë përshkruar momentet e rënda, duke ngritur shqetësime për mungesën e kontrollit dhe sigurisë në lagje, si dhe për rrezikun që paraqesin drejtuesit e mjeteve që lëvizin me shpejtësi të lartë në zona të banuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu