
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka deklaruar se brenda PS-së ekziston një përplasje e fortë politike, duke pretenduar se ka individë që synojnë ta eliminojnë nga jeta politike.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Braçe tha se publikimi i mesazheve të tij nga grupi parlamentar është bërë me qëllim diskreditimin dhe largimin e tij nga gara e brendshme politike.
Sipas tij, rrjedhja e bisedave private nuk ka lidhje me kryeministrin Edi Rama, por me persona brenda grupit parlamentar që e shohin si rival.
Braçe solli si shembull edhe publikimin e një mesazhi të tij pas incidentit me deputetet e goditura me vezë gjatë protestës, duke thënë se edhe ai rast u përdor për ta sulmuar politikisht.
Deputeti socialist theksoi se nuk është i vetmi që është përballur me situata të tilla, ndërsa shtoi se këto veprime janë arsyeja pse beson se në Partinë Socialiste po zhvillohet një luftë e brendshme mes kolegëve.






