
Meksika është pranë fitores në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026, pasi kryeson 2-0 ndaj Afrikës së Jugut në stadiumin legjendar Azteca. Pas golit të hershëm të Julian Quiñones, vendasit dyfishuan shifrat me Raul Jimenez, i cili u emocionua deri në lot pas realizimit të golit të tij të parë në një Kupë Bote.
Veterani 35-vjeçar realizoi në minutën e 67-të pas një krosimi të Roberto Alvarados, duke ndezur festën në tribunat e mbushura me tifozë meksikanë. Për Jimenez ishte një moment historik, pasi në pjesëmarrjen e tij të katërt në Botëror shënoi golin e parë në këtë kompeticion.
Afrika e Jugut e komplikoi edhe më shumë situatën kur mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Yaya Sithole në minutën e 49-të. Me një lojtar më shumë dhe me mbështetjen e publikut vendas, Meksika dominoi pjesën e dytë dhe iu afrua disa herë golit të tretë.
Festa në Azteca vazhdon, ndërsa Meksika po shkon drejt tri pikëve të para në Grupin A të Kupës së Botës 2026.






