
Botërori 2026 ka hyrë në fazën e 1/16-ve, ndërsa deri tani plot 23 kombëtare i kanë dhënë lamtumirën turneut.
Nga 48 skuadrat pjesëmarrëse, 16 u eliminuan që në përfundim të fazës së grupeve. Në vendin e katërt të grupeve të tyre e mbyllën rrugëtimin Çekia, Katari, Haiti, Turqia, Curaçao, Tunizia, Zelanda e Re, Arabia Saudite, Iraku, Jordania, Uzbekistani dhe Panamaja.
Ndërkohë, Irani, Koreja e Jugut, Skocia dhe Uruguai u eliminuan si katër ekipet më të dobëta të renditura në vendin e tretë.
Faza e 1/32-ve solli edhe surprizat e para të mëdha. Afrika e Jugut, Japonia, Gjermania, Holanda, Bregu i Fildishtë, Suedia dhe Ekuadori u eliminuan pas humbjeve në ndeshjet me eliminim direkt.
Veçanërisht tronditëse ishte dalja e Gjermanisë, e cila humbi për herë të parë në histori një seri penalltish në një Botëror, pasi u mposht nga Paraguai. Edhe Holanda u largua nga turneu pas humbjes me penallti ndaj Marokut.
Lista e plotë e skuadrave të eliminuara:
- Turqia
- Haiti
- Zelanda e Re
- Tunizia
- Jordania
- Panamaja
- Katari
- Çekia
- Curaçao
- Arabia Saudite
- Iraku
- Uzbekistani
- Irani
- Koreja e Jugut
- Skocia
- Uruguai
- Afrika e Jugut
- Japonia
- Gjermania
- Holanda
- Bregu i Fildishtë
- Suedia
- Ekuadori






