Tonelata municionesh të pashpërthyera të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore dhe periudha ushtarake e ishullit të Sazanit po vënë në pikëpyetje projektin miliarda euro të lidhur me Jared Kushner dhe investitorë nga Katari për ndërtimin e një resorti luksoz në ishull shkruan Reporter.al. Dokumentet e Forcave të Armatosura dhe dëshmitë e ekspertëve tregojnë se në tokë dhe në ujërat përreth Sazanit ndodhen mina kundër nëndetëseve, predha artilerie dhe tonelata eksplozivi, ndërsa në disa zona nuk është kryer asnjë operacion pastrimi.

Sipas ekspertëve të marinës dhe biologëve detarë, prania e këtyre municioneve përbën rrezik serioz për turistët dhe zhvillimin e projektit, pasi pastrimi i plotë kërkon operacione të kushtueshme, palombarë të specializuar dhe vite punë. Ndërkohë qeveria shqiptare ka ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes me procesin e pastrimit, ndërsa ka bërë ndryshime ligjore për t’i hapur rrugë investimit strategjik në ishullin e Sazanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu