Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm në garën për drejtimin e Partisë Demokratike, pasi Komisioni i Organizimit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) ka skualifikuar Mereme Selën dhe Vladimir Mulajn.

Sipas vendimit të komisionit, dy kandidatët nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara për kandidim, çka çoi në përjashtimin e tyre pas shqyrtimit të dokumentacionit.

Me këtë zhvillim, gara për kreun e PD-së mbetet pa rivalë, ndërsa më herët ishin refuzuar edhe kandidaturat e Ervin Salianjit, Alesia Balliut dhe Evi Kokalarit.

Në këto kushte, pritet që procesi të mos zhvillohet si një garë klasike zgjedhore, por të marrë formën e një referendumi brenda anëtarësisë për miratimin ose jo të Sali Berishës si kryetar i partisë.

Paralelisht, Partia Demokratike ka nisur edhe procesin për ndryshimet në statut. Grupi i punës ka miratuar kalendarin, ku deri më 10 maj do të mblidhen propozimet nga strukturat dhe anëtarësia, ndërsa drafti final pritet të hartohet deri më 20 maj dhe të miratohet përfundimisht në fund të muajit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu