
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e së martës në Tiranë.
Rreth orës 18:30, në zonën e Misto Mames, një automjet i drejtuar nga një 23-vjeçar me inicialet O.V. ka përplasur një këmbësore rreth 55 vjeçe.
Si pasojë e goditjes së rëndë, gruaja me inicialet D.P. ka humbur jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.






