Prej kohësh po përflitet emri i tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), por vetëm sot është konfirmuar zyrtarisht se kryebashkiaku Erion Veliaj është nën hetim. Nuk bëhet fjalë për inceneratorin e Tiranës të shumëpërfolur, por për shembjen e Teatrit Kombëtar. Pikërisht për kauzën e mbrojtur nga aktorët që ishin kundër, Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se është në fazën e hetimeve paraprake.

Një nga kallëzuesit në këtë organ të rëndësishëm të hetimit në vend ka marrë “kthim-përgjigje” për interesimin e tij për statusin në të cilin gjendet kryebashkiaku Veliaj. Në dokumentin e siguruar nga “Alfapress”, shihet se është prokurori Andnan Xholi që ka firmosur me delegim të Altin Dumanit.

yacht hotel sarande

Sipas SPAK procedimi penal është regjistruar në vitin 2020 dhe është në fazën e hetimeve paraprake. Pas protestës së qytetarëve, por edhe të disa aktorëve që kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre në atë teatër, me sa duket Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet. Duhet theksuar se do të jetë po ky organ që do të vendosë nëse do të shkojë më tej apo jo, bazuar në faktet dhe provat e mbledhura.

Pas zhurmës së madhe me Inceneratorin e Tiranës dhe aferës korruptive me “5D”, për të cilat thuhet se Erion Veliaj mund të hetohet nga SPAK, për Teatrin Kombëtar, organi i akuzës ka treguar se për kryebashkiakun është regjistruar procedim penal/Newsbomb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu