Një punonjës 37 vjeç me origjinë nga Egjipti që punonte në një kompani montimi në linjat e energjisë elektrike të tensionit të lartë në zonën e Ruzhdies ka rënë gjatë punës duke humbur jetën.
Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit Fier nga po kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia bën me dije se M.S., ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia.
Sakaq, policia ka sqaruar personat përgjegjës të kompanisë ku punonte egjiptiani në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Alarmi jonë për sigurinë në punë prej vitesh bie në vesh të shurdhër të instansave përgjegjëse, teksa Inspektorati i Punës vijon të mbetet ndër institucionet më të korruptuara në vend.
Një 37 vjeçar punëtor egjiptian ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në një shtyllë tensioni në Patos.
KSSH nga informacionet paraprake mëson se shkak i aksidentit në punë është mungesa e kushteve të sigurisë teknike.
KSSH kërkon që përgjegjësit të dalin urgjentisht përpara drejtësisë dhe shteti të mundësojë dërgimin e trupit në atdhe të punëtorit egjiptian.
Inspektoriati i Punës të shtojë kontrollet në kantiere për të monitoruar nësë sipërmarrësit i rrespektojnë kushtet që lidhen me sigurinë teknike dhe të rishikohet rritja e penaliteteve. /Shqiptarja.com