Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar deputetët socialistë se ditën e sotme nuk do të ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare.
Dekretet ende nuk kanë marrë firmën e Presidentit Bajram Begaj edhe pse kreu i shtetit në mënyrë të pazakontë doli të dielën në punë, në mënyrë që kryeministri t’ia dorëzonte në presidencë.
Mësohet se seanca e posaçme e kuvendit për ndryshimet në kabinet do të mbahet nesër në ora 18.00.
Ministrat e rinj që presin dekretimin:
Pirro Vëngu, Mbrojtja
Ervin Hoxhaj, Punët e brendshme
Petrit Malaj, Financat
Taulant Balla, Ministër shtetit dhe marrëdhëniet me parlamentin