Aktiviteti sizmik pas tërmetit të orëve të para të mëngjesit të së mërkurrës në detin Adriatik ka vazhduar. Lëkundjet kanë vazhdur me intensitet më të ulët se goditja e parë prej 4.4 shkalla Rihter që nxorri pushuesit në rrugë në Shëngjin e zona të tjera bregdetare dhe që siç raportohet nga dëshmitë në aplikacionin e rrjetit sizmologjik europian EMSC, u ndje deri në Itali dhe Kroaci.