Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot, më 6 nëntor, ambasadorin e ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Jonathan Peled Kaynar, i cili paraqiti Letrat Kredenciale, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Tiranë.

Gjatë ceremonisë, kreu i shtetit i uroi ambasadorit suksese në detyrën e re, ndërsa në takimin që pasoi u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

35 vite marrëdhënie diplomatike, synohet zgjerimi i bashkëpunimit

Takimi zhvillohet në një vit të veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, duke theksuar nevojën për t’i zhvilluar më tej ato në fusha me interes të përbashkët.

Siguria kibernetike dhe teknologjia, ndër prioritetet

Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua bashkëpunimit në ekonomi, teknologji, siguri dhe mbrojtje kibernetike.

Kreu i shtetit nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në turizëm dhe të forcimit të kontakteve mes qytetarëve të të dy vendeve.

Në bashkëbisedim u trajtua edhe rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Me paraqitjen e Letrave Kredenciale, Jonathan Peled Kaynar merr zyrtarisht detyrën si ambasador i Izraelit në Shqipëri, në një periudhë kur të dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në disa sektorë strategjikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu