Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit të Kosovës është përshëndetur nga drejtuesit më të lartë të Shqipërisë.

Presidenti Bajram Begaj ishte ndër të parët që uroi homologen e tij të re, duke vënë theksin te lidhja mes dy vendeve dhe rruga e përbashkët europiane.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, shkroi Begaj.

Kreu i shtetit e mbylli mesazhin me urimin: “Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”.

Edhe kryeministri Edi Rama uroi Presidenten e re, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si një zhvillim që vjen në një periudhë sfiduese jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe Europën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën. Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkroi Rama.

Shiroka-Pula mori detyrën pas një marrëveshjeje të arritur në orët e fundit mes forcave politike në Prishtinë dhe pas një seance maratonë të Kuvendit.

Në fjalën e saj të parë, ajo premtoi se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallime politike, etnike apo shoqërore, dhe se do të punojë për forcimin e orientimit euroatlantik të Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu