Një furgon me turistë shqiptarë është përfshirë në një aksident rrugor në Katania të Siçilisë. Dyshohet se pas një defekti me frenat, shoferi i furgonit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një mur në zonën Santa Venerina, në afërsi të Piazza Princessa.

16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është transportuar me autoambulancë në spital. Fatmirësisht, asnjë prej personave nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

yacht hotel sarande

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mund të ketë qenë një defekt i frenave. 118 karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodheshin në vendngjarje.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën.

Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane/ Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu