
Jo vetëm drejtuesit e automjeteve, por edhe këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor po përballen me gjoba në Tiranë.
Policia Rrugore ka vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të kontrolleve për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve.
View this post on Instagram
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë përqendruar te këmbësorët që kalojnë rrugën në vende të palejuara, nuk përdorin vendkalimet e përcaktuara apo nuk respektojnë sinjalistikën rrugore.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, duke theksuar se respektimi i rregullave është detyrim edhe për këmbësorët.
Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.



