
Kuvendi ka miratuar në orët e para të së premtes ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit, duke siguruar pikërisht 85 votat e nevojshme për kalimin e projektligjit.
Sipas rezultatit të votimit, 85 deputetë votuan pro, 34 kundër.
View this post on Instagram
Me ligjin e ri, numri i bashkive në Shqipëri ulet nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive dhe bashkimit të tyre me njësi të tjera më të mëdha.
Votimi u zhvillua në një atmosferë të tensionuar. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe kundërshtuan procedurën, duke ehdhur shishe në drejtim të Ramës dhe duke sharë me zë të lartë.
Gjatë gjithë ditës, reforma territoriale shkaktoi debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa jashtë Kuvendit u zhvilluan edhe protesta kundër hartës së re.
Partia Demokratike e kundërshtoi reformën, duke e cilësuar të njëanshme dhe duke kërkuar më shumë konsultim, ndërsa mazhoranca argumentoi se bashkimi i njësive vendore do të rrisë kapacitetet administrative dhe financiare të bashkive.






