Protesta kundër Reformës Administrativo-Territoriale është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Parlamentit.

Nga pamjet e publikuara shihen qytetarë të shtrirë në tokë, ndërsa disa protestues raportohet se janë lënduar apo kanë humbur ndjenjat gjatë incidenteve.

Tensionet janë përshkallëzuar kur disa protestues kanë hedhur vezë në drejtim të efektivëve të policisë. Forcat e rendit janë përgjigjur duke përdorur spraj për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur nën kontroll perimetrin pranë Kuvendit.

Protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, ku në rendin e ditës është debati dhe votimi për Reformën Administrativo-Territoriale.

Opozita kundërshton variantin e propozuar nga mazhoranca dhe ka mobilizuar mbështetësit e saj jashtë Parlamentit, ndërsa brenda sallës debati mes palëve vijon të jetë i fortë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu