
Një shtetas nga Kosova është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Gj. K., rreth 33 vjeç.
Ai dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.
Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.






