Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një vizitë në Zvërnec së bashku me kolegë të Parlamentit Europian, ku është njohur me angazhimet për zhvillimin e turizmit dhe standardet mjedisore që lidhen me projektin në këtë zonë.

Balla deklaroi se, sipas informacionit të marrë nga përfaqësuesit e qeverisë dhe agjencitë përgjegjëse, angazhimet mjedisore synojnë të përmbushin ose tejkalojnë kërkesat e Bashkimit Europian.

Sipas tij, projekti synon të shërbejë si një shembull se si investimet e mëdha ndërkombëtare mund të realizohen në përputhje me standardet europiane, duke ndërthurur investimin e përgjegjshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e vlerës së qëndrueshme për komunitetin dhe ekonominë vendase.

Balla theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së vijës bregdetare dhe ekosistemeve natyrore, ndërsa nënvizoi se investimi synon të gjenerojë përfitime në Shqipëri përmes punësimit vendas, zhvillimit të aftësive profesionale, përfshirjes së furnitorëve dhe bizneseve shqiptare dhe rritjes së aktivitetit ekonomik në rajonin e Vlorës.

Një tjetër element i evidentuar është qasja peizazhistike e projektit, ku rëndësi e veçantë i kushtohet sipërfaqeve të gjelbra, mbrojtjes dhe përmirësimit të karakterit natyror të zonës, si dhe hartimit të planeve të detajuara për gjelbërimin dhe mbjelljet, në përputhje me procedurat e vlerësimit dhe miratimit mjedisor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu