
Një skenë e pazakontë ka shoqëruar ndeshjen mes Novi Pazarit dhe Maçvës në kampionatin serb, ku tifozët vendas hodhën në fushë një numër të madh pampersash dhe lëshuan thirrje kundër Ratko Mladiçit.
Ngjarja ka ndodhur më 29 gusht, vetëm dy ditë pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska. Sipas raportimeve në mediat e rajonit, veprimi i tifozëve lidhej me raportimet se Mladiçi kishte përdorur pampersa gjatë qëndrimit në paraburgimin e Hagës.
Mladiçi vdiq më 27 gusht 2026, në moshën 84-vjeçare, ndërsa ndodhej i shtruar në spital në Hagë. Ai po vuante dënimin me burgim të përjetshëm.
Ish-komandanti ushtarak serbo-boshnjak ishte dënuar për gjenocidin në Srebrenicë, si edhe për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës gjatë konfliktit në Bosnje. Dënimi i tij me burgim të përjetshëm ishte lënë në fuqi edhe në Apel në vitin 2021.
Ndeshja mes Novi Pazarit dhe Maçvës përfundoi në barazim 1-1, por pamjet nga tribunat dhe fusha të mbushura me pampersa u bënë pjesa më e komentuar e takimit.






