Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, janë përplasur në Kuvend për çështjet e arbitrazhit dhe kostot që, sipas opozitës, mund t’i shkaktohen shtetit shqiptar.

Në replikën e tij, Rama kundërshtoi pretendimet e Bardhit dhe përdori edhe ironi të fortë, duke deklaruar se “hajvani është dikush që nuk ndryshon mendje as argument”.

Kryeministri këmbënguli se në çështjen ku janë ngrirë fonde të Albcontrol-it, pala private nuk ka marrë para nga shteti shqiptar.

“Unë thashë që ai ka marrë dhe ka për të marrë 0 lekë. Fondi është një fond i ngrirë deri në fund të procesit”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se çështja juridike vazhdon dhe se qeveria po ndjek procese të tjera për të rikthyer fondet e ngrira.

“0 lekë janë marrë, 0 lekë do merren. Kjo është e vërteta”, tha kryeministri.

Rama iu përgjigj gjithashtu akuzave të opozitës për shifra që lidhen me kontrata, arbitrazhe dhe fonde publike, duke përmendur shifrat 34 milionë, 450 milionë, 70 milionë dhe 80 milionë euro dhe duke i cilësuar pretendimet e opozitës si pjesë të një fushate politike.

“Sa më shumë t’i merrni shqiptarët për budallenj, aq më shumë do ta merrni ballit nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje”, tha Rama në adresë të opozitës.

Debati në Kuvend u zhvillua në një ditë kur një tjetër çështje arbitrazhi, ajo e Aeroportit të Vlorës, ishte në qendër të vëmendjes.

Më 16 shtator, arbitri i emergjencës pranë ICC-së dha një urdhër për konfliktin mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare VIA.

Ministria e Infrastrukturës deklaroi se arbitri rrëzoi dy nga tri kërkesat e VIA-s dhe nuk pranoi kërkesën kryesore për pezullimin e zgjidhjes së kontratës së koncesionit. Nga ana tjetër, arbitri vendosi një masë të kufizuar dhe të përkohshme për ruajtjen e status quo-së deri në konstituimin e tribunalit që do të shqyrtojë çështjen në themel.

Behgjet Pacolli e ka interpretuar vendimin ndryshe, duke theksuar se qeveria duhet të respektojë masën e përkohshme dhe të mos ndërmarrë veprime që mund të cenojnë procesin e arbitrazhit.

Replika  e Ramës me Bardhin:

Hajvani esh dikush qe nuk ndryshon mendje, por nuk ndryshon as argument. Në ndërkohë që unë jam këtu, prezent, me zërin tim e dëgjuan të gjithë, unë thashë që ai ka marrë dhe ka për të marrë 0 lekë. Nuk thashë “sepse nuk ka ndodhur”, se po të ndodhte, kjo do të ishte në librat e llogarive të Shtetit Shqiptar. Që ai ka marrë dhe do t’ia marrë mbrapsht. Unë thashë që ai ka marrë 0 lekë. Fondi është një fond i ngrirë, deri në fund të procesit. Pikërisht sepse ndryshe nga çfarë mendoi ai që u kthye në heroi i këtyre këtu, që nuk lë mplerë pa e kthyer në hero, për të sulmuar me çdo kusht dhe me çdo çmim edhe me çmimin e përbaltjes së Shqipërisë, palën tonë, në ndërkohë që sot pikërisht pse çështja e arbitrazhit nuk u mbyll ashtu sikundër ëndërronte ai subjekt, ne jemi në disa procese dhe 0 lekë janë marrë, 0 lekë do merren. Kjo është e vërteta. Për sa i përket pastaj 34 milionëve, e 450 milionëve, e 70 milionëve, e 80 milionëve, kjo është një përpjekje shumë e vjetër që ka po të njëjtin rezultat: rrokanisje pa fund, kokës shqiptarëve dhe në fund ballit nga shqiptarët sa vijnë zgjedhjet, dhe përsëri shqiptarët ballit sa vijnë zgjedhjet, do t’ia u japin për të gjitha këto që bëni. Sepse sa më shumë t’i merrni për budallej, aq më shumë aq më shumë do ta merrni ballit nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje. Kjo është e vërteta. Për sa i përket pastaj çështjes në fjalë, për sa i përket çështjes në fjalë, unë do flas patjetër që do flas dhe do flas kur dëshiroj unë, jo kur vendosni ju. Po do flas. Këtu jam. Për të folur. Po po dëgjoj njëherë të gjitha mendjet e ndritura të mendimit juridik, të parlamentit dhe pastaj do them dhe unë ato që mendoj si një piktor i rëndomtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu