
Kina ka ekspozuar një brez të ri pajisjesh ushtarake, ku vëmendjen e kanë marrë veçanërisht qentë robotë të pajisur me armë.
Pamjet e publikuara nga AFP vijnë nga Ekspozita Ndërkombëtare e Pajisjeve të Mbrojtjes, e zhvilluar në Pekin më 15 shtator.
View this post on Instagram
Robotët me katër këmbë shfaqen të pajisur me armë, ndërsa në ekspozitë prezantohet edhe një video demonstrimi ku një prej tyre përdoret për të shënjestruar një person. Një tjetër simulim paraqet një qen robot të pajisur me minë që shpërthen pranë një tanku.
Përveç robotëve të armatosur, në panair janë ekspozuar sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë, armë dhe modele të avionëve e dronëve ushtarakë.
Mes pajisjeve të prezantuara është edhe modeli i dronit FH-95, si dhe mjete të projektuara për transportimin e ushtarëve të plagosur.
Ekspozita në Pekin sjell në një hapësirë të vetme disa prej teknologjive të reja të industrisë kineze të mbrojtjes, ku sistemet pa pilot dhe robotika po zënë një vend gjithnjë e më të dukshëm.






