
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në fshatin Urakë të Matit, ku dyshohet se shënjestra e sulmit ka qenë Akil Lleshi.
Grupi hetimor ka gjetur rreth 35 gëzhoja pranë automjetit të qëlluar, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e banesës dhe është në pronësi të djalit të Lleshit.
Djali i Akil Lleshit jeton në Itali dhe nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri. Megjithatë, hetuesit po verifikojnë nëse sulmi ndaj automjetit mund të ketë lidhje me aktivitete të mundshme të jashtëligjshme jashtë vendit.
Sipas të dhënave të policisë, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët janë larguar menjëherë pas të shtënave.
Automjeti tip “Golf V”, i përdorur nga autorët, u gjet i djegur rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes. Nga verifikimet rezultoi se makina ishte vjedhur në Prrenjas gjatë vitit 2025.
Brenda automjetit të djegur policia sekuestroi edhe dy armë zjarri automatike, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e motivit të atentatit.
SEO: atentat Mat, Akil Lleshi, Urakë, 35 plumba, atentat me armë, Golf V, makinë e djegur, armë automatike, Policia e Shtetit, kronikë






