Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka konfirmuar se në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të hapen paralele ku mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

“Po, absolutisht, nuk ka asnjë problem këtu. Natyrisht, nëse plotësohen kushtet, këtë vit do të ketë paralele ku mësimet do të ndiqen në shqip. Nuk duhet të ketë asnjë sfidë për asnjë nga nxënësit e regjistruar, as për prindërit e tyre”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri tha se interesi për shkollën ka qenë i ulët, duke bërë të ditur se nga rreth 453 nxënës të regjistruar, 41 prej atyre që kaluan filtrin e parë janë me origjinë etnike jomaqedonase.

Mickoski hodhi poshtë pretendimet për segregacion etnik, ndërsa shpjegoi se kriteri i parë për kandidatët lidhet me sjelljen shembullore dhe frekuentimin e rregullt të mësimit. Ai i cilësoi këto si standarde që lidhen me orientimin e vendit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, fillimisht ishte parashikuar një kufi prej 200 nxënësish, por qeveria ka vendosur të pranojë të gjithë kandidatët që kanë kaluar filtrin e parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu