Tre ditë pas tragjedisë ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike, familjarë dhe banorë të Vaut të Dejës protestuan përpara qendrës shëndetësore të qytetit.

Motra e Sokol Prekës pretendon se dy viktimat nuk morën në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi autoambulanca e Vaut të Dejës ishte jashtë funksionit natën kur ndodhi tragjedia.

Banorët denoncojnë gjithashtu mungesën e mjekëve pas orës 16:00. Sipas tyre, pas kësaj ore për qytetin dhe zonat përreth mbeten në shërbim vetëm dy infermierë.

Bashkia Vau i Dejës numëron rreth 50 mijë banorë dhe protestuesit kërkojnë që qendra shëndetësore të marrë statusin e urgjencës mjekësore.

Ata kërkojnë praninë e një mjeku edhe gjatë pasdites dhe natës, si dhe garantimin e një shërbimi të plotë urgjence për banorët e zonës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu