Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka prezantuar një model të ri për zgjerimin e Bashkimit Europian, që synon integrimin gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë.

Plani mbështetet në katër shtylla: reforma të brendshme pa ndryshuar traktatet e BE-së, garanci më të forta për demokracinë dhe sundimin e ligjit, metodologji të re zgjerimi dhe masa tranzitore për anëtarët e rinj.

Kos sugjeroi kufizimin e fushave ku një shtet i vetëm mund të bllokojë vendimmarrjen, si dhe forcimin e mekanizmave kundër vendeve që mund të cenojnë më vonë vlerat demokratike të Unionit.

Sipas saj, BE-ja duhet të largohet nga logjika “gjithçka ose asgjë” dhe t’u ofrojë vendeve kandidate përfitime konkrete gjatë negociatave, si përfshirja në sistemin SEPA dhe lidhja me rrjetin energjetik europian.

Komisionerja vlerësoi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e standardeve të sundimit të ligjit. Ajo veçoi gjithashtu Malin e Zi si kryesues të procesit, si dhe progresin teknik të Ukrainës dhe Moldavisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu