Një avion ushtarak amerikan është ulur në aeroportin Vnukovo të Moskës, duke tërhequr vëmendjen për shkak të tensioneve të larta mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas Reuters, prania e avionit në kryeqytetin rus u evidentua nga platforma e monitorimit të fluturimeve Flightradar24.

I pyetur për këtë zhvillim, Kremlini deklaroi se nuk kishte informacion rreth avionit, qëllimit të fluturimit apo personave që mund të ndodheshin në bord.

Deri tani, autoritetet amerikane dhe ato ruse nuk kanë publikuar hollësi të tjera. Nuk është bërë i ditur as modeli i avionit apo nëse ulja lidhej me ndonjë mision diplomatik, ushtarak ose logjistik.

Ngjarja ndodh ndërsa vijon lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit mbeten të tensionuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu