
Park Geon-roung, djali që u bë i famshëm në mbarë botën nga videoja “Baby Shark Dance”, është rikthyer në skenë 10 vjet më vonë, këtë herë si këngëtar K-pop.
17-vjeçari publikoi këtë të enjte këngën e tij të parë digjitale, “WAVE”, duke nisur zyrtarisht karrierën muzikore me emrin artistik “Baby Shark Boy”.
Park ishte vetëm 7 vjeç kur u shfaq në videon e publikuar në vitin 2016, e cila u kthye në një fenomen global. “Baby Shark Dance” ka kaluar tashmë 17.2 miliardë shikime dhe vazhdon të mbajë rekordin si videoja më e parë në historinë e YouTube.
“Jam shumë mirënjohës që ka ende kaq shumë njerëz që më kujtojnë edhe pas 10 vjetësh. Kjo më bëri të dëshiroj të rikthehem dhe të lidhem përsëri me njerëzit përmes muzikës”, është shprehur Park.
Kënga e tij e re nis me melodinë e njohur të “Baby Shark”, por më pas transformohet në një këngë electropop. Vetë Park ka marrë pjesë edhe në shkrimin e tekstit.
“WAVE” shënon vetëm fillimin e ambicieve të tij. Park thotë se synon të vazhdojë muzikën dhe të tregojë anë të tjera të vetes përtej figurës së fëmijës që kërceu në videon që pushtoi internetin.






