Një episod i pazakontë familjar ka përfunduar me shtrimin në spital të trajnerit të kombëtares së Egjiptit, Hossam Hassan.

Sipas raportimeve mediatike, tekniku egjiptian ka pësuar kolaps dhe ka humbur ndjenjat gjatë një konflikti të dhunshëm mes gruas së tij të dytë dhe fëmijëve të tij.

Situata është përshkallëzuar deri në përplasje fizike, duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e policisë. Pikërisht gjatë tensioneve, Hassan raportohet se është ndier keq dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Hossam Hassan është një nga figurat më të njohura të futbollit egjiptian dhe aktualisht drejton kombëtaren e Egjiptit. Ai tërhoqi vëmendje të madhe edhe gjatë Botërorit 2026.

Rrethanat e plota të konfliktit familjar dhe gjendja e tij pas shtrimit në spital nuk janë bërë ende të qarta.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu