Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e turistit 20-vjeçar portugez në Ksamil, duke akuzuar qeverinë dhe strukturat e sigurisë për klimën e kriminalitetit në zonën turistike të Sarandës.

Berisha e cilësoi ngjarjen si një akt “pothuajse shtetëror”, duke iu referuar faktit se mes personave të përfshirë në ngjarje kishte edhe punonjës të strukturave shtetërore që punonin si truproja.

Sipas kreut të PD-së, turizmi në Sarandë është “nën kthetrat e krimit”, ndërsa shteti dhe krimi, sipas tij, janë bërë një. Ai akuzoi punonjësit e sigurisë se nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe më pas nuk njoftuan autoritetet.

“Portugezin e vrau mjedisi kriminal i krijuar nga narkoshteti, mjedisi i dominuar nga të fortët, thika ishte vetëm instrument”, deklaroi Berisha.

Kreu demokrat kritikoi gjithashtu autoritetet që, sipas tij, e paraqitën si sukses arrestimin e autorit të dyshuar disa orë pas krimit, ndërsa ngriti pikëpyetje për funksionimin e strukturave të sigurisë në zonat turistike.

Berisha përmendi edhe ngjarje të tjera kriminale të ndodhura së fundmi në Sarandë dhe shprehu ngushëllime për familjen e 20-vjeçarit portugez.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu