Katër persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, Himarë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20. Të dëmtuarit janë Xh. I., 40 vjeç, A. O., 38 vjeç, M. M., 25 vjeç dhe A. D., 18 vjeç.

Nga verifikimet e para dyshohet se gjatë riparimit të motorit të skafit, katër personat kanë rënë në kontakt me benzinën, duke pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Ata janë paraqitur fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Himarës dhe më pas janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim më të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu