
Tre gra kanë rrezikuar të mbyten në det në Palasë, pasi kishin dalë me kanoe dhe u përballën me përkeqësimin e motit dhe kushte të vështira detare.
Gjatë patrullimit në zonë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan tre shtetaset në vështirësi dhe ndërhynë menjëherë.
Ato u nxorën në breg dhe, sipas Policisë, janë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas ngjarjes, Policia Kufitare u bëri apel pushuesve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese të kontrollojnë kushtet atmosferike përpara se të dalin në det dhe të shmangin lundrimin kur moti paraqet rrezik.






