Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bllokuar për të dytën ditë radhazi hyrjen e ndërtesës së Qeverisë, duke përshkallëzuar aksionin politik ndaj ekzekutivit në detyrë dhe Albin Kurtit.

Që në orët e mëngjesit të së premtes, deputetët e PDK-së janë vendosur përpara objektit të Qeverisë në Prishtinë, duke penguar hyrjen në godinë.

Aksioni është vazhdim i protestës së një dite më parë, kur përfaqësuesit e PDK-së bllokuan gjithashtu hyrjen e ndërtesës qeveritare.

PDK kërkon që Albin Kurti të lirojë zyrën e kryeministrit dhe të paraqitet në Kuvend për vijimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

Aksioni zhvillohet në një moment tensioni të lartë politik në Kosovë, ndërsa procesi i konstituimit të Kuvendit vijon të mbetet në ngërç.

Përfaqësues të PDK-së kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga aksioni i tyre, ndërsa zhvillimet politike pritet të vijojnë gjatë ditës.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu