Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Daias të Tiranës, duke shtuar një tjetër front në situatën e rënduar nga zjarret në vend.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur rreth një orë më parë, ndërsa sasia e madhe e tymit ka mbuluar zonën dhe është e dukshme edhe nga distanca të largëta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps)

Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të kufizuar përhapjen e zjarrit dhe për ta vënë atë nën kontroll.

Operacionit nga toka i është bashkuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore, i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve.

Ende nuk ka të dhëna për dëme apo nëse zjarri rrezikon banesa. Situata po monitorohet nga strukturat e emergjencave.

Vatra në Daias regjistrohet në një ditë veçanërisht të vështirë për shërbimet zjarrfikëse, me disa zjarre aktive në zona të ndryshme të vendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu