Zendaya dhe Tom Holland organizuan një festë private për të festuar martesën e tyre në hotelin luksoz Beaverbrook, në Surrey të Anglisë, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Sipas revistës People, ceremonia festive u zhvillua më 4 gusht në një ambient me tematikë natyrore. Në mesin e të ftuarve ishin edhe tre vëllezërit e Tom Holland, të cilët morën pjesë në festë së bashku me familjen.

Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të filmave “Spider-Man”, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në vitin 2021. Fejesa u konfirmua në fillim të vitit 2025, ndërsa në qershor të këtij viti Tom Holland pranoi publikisht se ata ishin martuar, duke hedhur poshtë fotografitë e rreme të krijuara me inteligjencë artificiale.

Pavarësisht interesit të madh të publikut, Zendaya dhe Tom Holland kanë zgjedhur ta mbajnë jetën private larg vëmendjes mediatike dhe nuk kanë publikuar detaje apo fotografi nga ceremonia e martesës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu