Temperaturat e larta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po ndryshojnë sjelljen e kafshëve të egra. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore Integrative Zoology, i zhvilluar në tetë zona të mbrojtura të Toskanës, përfshirë Parkun e Maremës.

Studiuesit monitoruan për disa vite sjelljen e kaprojve dhe drerëve duke përdorur një rrjet kamerash me sensorë lëvizjeje gjatë më shumë se 12 mijë ditëve vëzhgimi në verë.

Rezultatet tregojnë se kaprojt ulin ndjeshëm aktivitetin gjatë ditëve më të nxehta dhe lëvizin më shumë natën, edhe pse kjo rrit rrezikun e përballjes me ujqërit dhe ndryshon ritmin e tyre normal të ushqyerjes. Edhe drerët reduktojnë aktivitetin gjatë ditës, por në një masë më të vogël.

Sipas autorëve të studimit, ndikimi i temperaturave të larta rezulton më i madh se ai i pranisë së njerëzve në zonat e mbrojtura. Ata paralajmërojnë se, me rritjen e mëtejshme të temperaturave, ndryshimet në sjelljen e kafshëve mund të ndikojnë edhe në ekuilibrin e biodiversitetit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu