Banorët e Divjakës kanë zhvilluar protestën e pestë kundër projektit të reformës së re territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnjë.

Edhe pse me pjesëmarrje më të ulët se në ditët e para, protestuesit u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit, ku shprehën kundërshtimin ndaj ndryshimeve të propozuara. Ata argumentuan se shkrirja e bashkisë do të largonte shërbimet nga qytetarët dhe do të ndikonte negativisht në zhvillimin ekonomik e social të zonës.

Gjatë protestës, banorët u bënë thirrje qytetarëve të tjerë dhe administratës vendore që t’i bashkohen kauzës, ndërsa kërkuan edhe angazhim më të madh nga drejtuesit vendorë.

Protestuesit deklaruan se nuk do t’i ndërpresin tubimet deri në momentin kur qeveria të tërhiqet nga projekti që parashikon shkrirjen e Bashkisë Divjakë.

Në përfundim të protestës, ata marshuan në rrugët e qytetit, duke bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në ditët në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu