Është rënduar bilanci i zjarrit që përfshiu një banesë në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Shkodër. Policia bën të ditur se nga veprimet e para hetimore dyshohet se kanë humbur jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Fillimisht, në rrënojat e banesës u gjet trupi i pajetë i një fëmije, ndërsa më pas shërbimet e emergjencës zbuluan edhe trupin e dytë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se viktima janë 24-vjeçarja B. Ç. dhe dy fëmijët e saj.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:10, kur flakët përfshinë banesën në pronësi të shtetasit B. Ç. Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu