Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti turistik në Zvërnec nuk do të zbatohet nëse nuk përmbush standardet e Bashkimit Europian, duke i cilësuar të pabazuara pretendimet se ai do të dëmtojë mjedisin.

Në një intervistë për televizionin britanik “Channel 4”, Rama tha se projekti është ende në fazën e vlerësimit mjedisor dhe se në hartimin e tij janë angazhuar arkitektë dhe projektues peizazhi me përvojë ndërkombëtare.

Kryeministri theksoi se synimi është rigjenerimi i zonës dhe jo shkatërrimi i saj, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të ecë përpara me një projekt që nuk respekton standardet europiane, në një kohë kur po negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu