Gazetari Roland Qafoku ka ngritur alarmin se Reforma Administrativo-Territoriale rrezikon të zhdukë nga harta bashkitë e Skraparit dhe Poliçanit, duke e cilësuar të pajustifikuar një skenar të tillë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Qafoku tha se Skrapari është e vetmja zonë në Shqipëri që, sipas tij, nuk ka përfituar një rrugë të re, ndërsa rruga Berat-Skrapar mbetet e pandryshuar prej vitit 1946.

Në të njëjtin debat, kryetari i degës së PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, kundërshtoi idenë e ndryshimeve të reja territoriale, duke pretenduar se Fushë-Krujës mund t’i hiqen fshatrat Qerekë dhe Rinas, ku ndodhen tokat e aeroportit.

Sipas Kalasë, në vend që reforma të korrigjojë problemet e krijuara në vitin 2014, po diskutohen ndryshime që prekin bashki të tjera dhe burimet e tyre ekonomike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu