
Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi mëngjesin e kësaj të mërkure Shqipërinë. Sipas EMSC, lëkundja u regjistrua në orën 07:52, me epiqendër 15 kilometra në lindje-juglindje të Elbasanit dhe 47 kilometra në lindje-juglindje të Tiranës, në një thellësi prej 15 kilometrash. Tërmeti u ndje në disa qytete të vendit, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme apo persona të lënduar.







