Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, bëri të ditur se Internacionalja Demokrate e Qendrës (CDI), organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë në botë, ka miratuar një deklaratë për situatën politike në Shqipëri gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme në Bruksel.

Sipas Këlliçit, delegacioni i Partisë Demokratike, i kryesuar nga Sali Berisha, informoi anëtarët e CDI-së mbi zhvillimet politike në vend, protestat qytetare dhe akuzat e opozitës për lidhje të qeverisë me krimin e organizuar. Ai tha se është mirëpritur edhe propozimi për ngritjen e një grupi pune që do të dokumentojë këto pretendime, si dhe organizimi i një konference ndërkombëtare për fenomenin e “narkoshtetit” në Shqipëri.

Në deklaratën e miratuar, CDI shpreh shqetësim për, sipas saj, përkeqësimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.

Organizata deklaron gjithashtu solidaritet me opozitën dhe qytetarët që protestojnë, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore, liria e shprehjes dhe pjesëmarrja politike janë të drejta themelore që duhet të mbrohen.

Po ashtu, CDI u bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në dialog demokratik, të zbatojnë rekomandimet ndërkombëtare për reformën zgjedhore, të garantojnë konkurrencë të barabartë politike dhe të shmangin çdo formë presioni ndaj protestuesve, gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Në fund të deklaratës, organizata rikonfirmon angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet për demokraci, pluralizëm dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu