
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, duke theksuar se vota e lirë mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet dhe funksionon Partia Demokratike.
Në një deklaratë për mediat, Berisha bëri të ditur se me zgjedhjen e strukturave të reja është përmbyllur procesi i konstituimit të institucioneve drejtuese të PD-së.
Ai shprehu mirënjohje për ish-bashkëpunëtorët e tij, Oerd Bylykbashin, Luçiano Boçin, Ivi Kason, Edi Palokën dhe sekretarët e mëparshëm të partisë për kontributin e dhënë ndër vite.
“Shqiptarët kanë parë dhe shohin një forcë politike që ka vendosur votën e lirë në themel të ndërtimit dhe funksionimit të saj”, u shpreh Berisha.
Kreu demokrat uroi tre nënkryetarët e rinj të PD-së, Belind Këlliçin, Nikolla Kedhin dhe Erisa Bajazitin, duke theksuar se ata përfaqësojnë shtresa dhe grupe të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.
Berisha përgëzoi gjithashtu Flamur Nokën për rizgjedhjen si sekretar i përgjithshëm, si dhe anëtarët e tjerë të sekretariatit të ri, mes tyre Klevis Balliun, Marash Logun, Viola Kapedanin, Fjoralba Dizdarin, Endira Bushatin, Gentian Kapratën, Ethem Agën, Etjon Kapedanin, Franc Nurin, Shkëlqim Lepenicën, Ylli Asllanin dhe Erges Eskiun.
Në fund, ai uroi edhe anëtarët e Komisionit të Apelimit të Partisë Demokratike, duke theksuar se do të vijojë bashkëpunimin me të gjithë drejtuesit e rinj dhe ata që kanë kontribuar në strukturat e mëparshme.






