Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta, me dy gola në minutat e fundit.

Pasi pjesa e parë u mbyll pa gola, Anthony Gordon kaloi Anglinë në avantazh në minutën e 55-të, duke ndezur shpresat e “Tre Luanëve” për finalen e parë botërore që nga viti 1966.

Por kampionët në fuqi reaguan në fund. Në minutën e 85-të, Enzo Fernández barazoi shifrat pas asistit të Lionel Messit, ndërsa në shtesë, në minutën e 90+2, Lautaro Martínez shënoi golin e fitores, sërish pas një pasimi vendimtar të kapitenit argjentinas.

Me këtë sukses, Argjentina siguron finalen e dytë radhazi në Kupën e Botës dhe do të përballet me Spanjën të dielën për trofeun. Ndërkohë, Anglia do të luajë ndaj Francës për vendin e tretë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu